Ish-Presidenti rus dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Moskës, Dmitri Medmedev ka bërë një postim satirik në telegram pas dorëheqjes së kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe atij italian, Mario Draghi.

Ish-Presidenti rus postoi një foto të Boris Johnson dhe Mario Draghi, më pas një figurë të zezë me një pikëpyetje që do të thotë “kush do të jetë i radhës?”

Pas dorëheqjes së Johnson, Medmedev kishte postuar në Telegram një mesazh: Miqtë më të mirë të Ukrainës po largohen. Fitorja është në rrezik! Iku i pari.

“Më qan zemra kur shoh se në anën tjetër të botës, në Moskë e cila është një autokraci, Medvedev feston sepse një nga demokracitë më të fuqishme në botë, Italia, është dobësuar”, ishte reagimi i ministrit të Jashtëm italian, Luigi di Maio.