Anëtarët e NATO-s do të nënshkruajnë protokollet e nevojshme të pranimit për të ftuar Suedinë dhe Finlandën që t’i bashkohen aleancës në një ceremoni që do të mbahet në selinë e aleancës në Bruksel.

 

Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde dhe homologia e saj finlandeze, Pekka Haavisto do të marrin pjesë së bashku me përfaqësuesit e 30 anëtarëve aktualë të aleancës ushtarake perëndimore.

 

Protokollet lejojnë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg të ftojë zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me aleancën, megjithatë një proces ratifikimi mund të bëjë që të dy vendet nordike të vazhdojnë të presin.

 

Anëtarët e aleancës duhet të miratojnë protokollet e ftesës, një proces që zakonisht përfshin parlamentet kombëtare.

 

Vlerësohet se do të duhen gjashtë deri në tetë muaj përpara se Suedia dhe Finlanda të bashkohen.

 

Protokollet e ftesës mund të ishin nënshkruar më herët, megjithatë Turqia ra dakord të tërhiqte kundërshtimin e saj ndaj aplikimit të vendeve nordike për anëtarësim vetëm në një marrëveshje të minutës së fundit përpara fillimit të samitit të NATO-s në Madrid javën e kaluar.