Në Gjermani, qyteti i Hanoverit ka vendosur të përdoren vetëm dushe të ftohtë në pishina, palestra dhe hapësira të tjera publike.

Qëllimi është të kursehet të paktën 15% e energjisë dhe të përballohet më mirë me emergjencaa që po godet Gjermaninë për shkak të ndërprerjeve të gazit rus.

Sigurisht që shkollat, spitalet, kopshtet, shtëpitë e pensioneve janë të përjashtuara nga masat. Gjermania po përgatit gjithashtu plane për kursimin e energjisë në të gjithë vendin.

Edhe Berlini, për shembull, ka vendosur të shkurtojë në mënyrë drastike ndriçimin gjatë natës në monumentet kulturore të qytetit.