Një nga transferimet e PSG në këtë merkato verore është edhe Hugo Ekitike, i cili në fakt i është bashkuar kryeqytetasve me anë të formulës së huazimit nga Reims. 20-vjeçari cilësohet si një futbollist me të ardhme të madhe dhe drejtuesit parisienë i dhanë besim. Megjithatë, tashmë sulmuesi e ka në dorë vetë të shfaqë potencialin dhe të konkurrojë brenda llojit me yjet e PSG si Mbappe, Neymar, Messi.
“Pse duhet të jetoj me ndjenjën e inferioritetit? Të gjithë lojtarët këtu te PSG kanë pasur një karrierë të shkëlqyer, janë të gjithë kampionë të mëdhenj. Por, edhe ata kanë nisur nga zero, nuk janë bërë futbollistë brenda natës.
Ka pasur një moment të karrierës kur edhe ata kanë qenë me zero tituj në karrierë, ashtu si unë në këtë moment. Prandaj më duket vetja me fat që janë në këtë ambient pranë lojtarëve të duhur për t’u rritur dhe përmirësuar”, u shpreh Ekitike.