Ditën e sotme i dha fund jetës gazetari dhe analisti i mirënjohur Kastriot Myftaraj. 60-vjeçari u hodh nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.
Arsyeja e vetëvrasjes nuk është bërë e ditur ende, por burime për “Abc News” kanë mësuar se e gjithë ngjarja është parë nga e ëma, e cila ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.
Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.