Aktorja e njohur Cameron Diaz ka rrëfyer së fundmi se ka trafikuar pa dashje drogë në fillimet e saj para se të bëhej aktore e suksesshme.
E gjithë kjo ndodhi teksa ajo ishte rreth 20 vjeç dhe po përpiqej të fillonte karrierën e saj të modelingut në Paris të Francës.
Cameron Diaz tha për podkastin Second Life se ajo ishte e etur për të parë botën dhe po planifikonte të kursente për të blerë një apartament në Paris, pasi para se të mbërrinte në Evropë, ajo kishte fituar disa para pasi ishte modele në katalog në Kaliforni.
Mirëpo, ndërsa ishte me qira në kryeqytetin francez, ku nuk gjeti asnjë punë në profesionin e saj, ajo iu përkushtua asaj që dyshon se në fakt ishte një mbulesë për transportin e drogës .
Pasi kaloi një periudhë në Paris, e vetmja mundësi që iu shfaq asaj ishte ajo që ajo e njihte si “transportim” megjithatë, në atë kohë ajo nuk dinte se çfarë po bënte.
“Kam qenë atje për një vit të plotë dhe nuk kam punuar asnjë ditë. Mora një punë, por me të vërtetë mendoj se isha si një ‘mjet’ që transportonte drogë në Marok, të betohem në Zot”, tha aktorja “Ishte përpara në fillim të viteve ’90. Ata më dhanë një valixhe që ishte e mbyllur mirë”.
Mirëpo me mbërritjen e saj në Marok , autoritetet e pyetën nëse mund ta kontrollonin atë valixhe.
“Të gjitha idetë në kokën time u shkatërruan, si ‘çfarë dreqin është në këtë valixhe?’ Unë jam një vajzë me flokë bjonde dhe me sy blu në Marok, janë vitet ’90, kam veshur xhinse të grisura, çizme me platformë dhe flokët i kam të lëshuae dhe kjo është vërtet e pasigurt”, rrëfeu Diaz.
“Kjo ishte e vetmja punë që mora në Paris”, shtoi ajo duke qeshur dhe duke treguar keqardhje për këtë vendim që mund ta kishte vënë në rrezik.
Për fat të mirë, fati i saj ndryshoi më vonë pasi Cameron Diaz gjeti një rol përballë Jim Carrey në 1994 në The Mask dhe shpejt u bë një yll ndërkombëtar.