Zvicra ka ndërmarë një hap të rëndësishëm për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike. Ajo do të vendosë në funksion së shpejti një bateri uji me qëllim kursimin e energjisë elektrike.
Kjo bateri uji ka kapacitetin e barasvlefshëm sa 400.000 bateri makinash. Ndërsa termocentrali i depozitimit me pompë u ndërtua në një shpellë nëntokësore në kantonin e Zvicrës.
Kjo bateri falë aftësisë së saj për të ruajtur dhe gjeneruar sasi të mëdha të energjisë hidroelektrike, do të luajë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e furnizimit me energji elektrike si në Zvicër ashtu dhe në Europë.
Por çfarë është një bateri uji?
Një bateri uji është një lloj depozitimi i energjisë hidroelektrike dhe është bërë nga dy pishina të mëdha uji të vendosura në lartësi të ndryshme.
Bateria mund të ruajë energjinë e tepërt duke pompuar ujin nga pishina e poshtme me atë më të lartën.
Ndërsa drejtimi i ujit ndryshon në varësi të nevojës për energji elektrike.
Rrjedhja e ujit rrotullon një turbinë, e cila gjeneron energji hidroelektrike. Hidro bateritë janë veçanërisht të dobishme për ruajtjen e energjisë së tepërt të prodhuar nga burime të ndërprera të energjisë si era apo dielli.
Pse Zvicra ka ndërtuar një bateri të tillë?
Termocentrali zviceran, i ndërtuar nga kompania Nant de Drance, është vënë në punë më 1 korrik.
Impianti ka gjashtë turbina me pompë dhe një fuqi totale prej 900 MW, e mjaftueshme për të furnizuar deri në 900,000 shtëpi.
Me një kapacitet prej 20 milionë kwh energji elektrike, shpresohet se bateria e ujit do të luajë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rrjeteve energjetike të Zvicrës dhe Europës.
Sfidat inxhinierike të ndërtimit të një baterie uji
Bateria ndodhet 600 metra nën tokë midis rezervuarëve të Emosson dhe Vieux Emosson në Valais.
U deshën 14 vjet për t’u përfunduar për shkak të sfidave të konsiderueshme logjistike dhe inxhinierike. Ndërsa për të krijuar uzinën, u desh të hapeshin 18 kilometra tunele nëpër Alpe.
Këto tunele mundësonin transportin e materialeve të ndërtimit dhe ndërtesave të parafabrikuara në mal.
Në zemër të uzinës është dhoma e madhe e motorit me përmasa gati 200 metra të gjatë dhe 32 metra të gjerë.
Midis 2012 dhe 2016, lartësia e digës Vieux Emosson u rrit me 20 metra për të lejuar rezervuarët të ruajnë më shumë ujë dhe të krijojnë më shumë energji./ CNA.al