Trajneri i Juves, Masimiliano Alegri, ka konfirmuar se De Ligt është duke firmosur me Bajernin.

“Kishte një takim me Bajernin, por për momentin, ai është ende një lojtar i Juves. Unë stërvis lojtarët që kam. Gjithçka mund të ndodhë deri në 31 gusht”, tha 54-vjeçari.

“Unë jam i kënaqur me transferimet e Di Marias dhe Pogbasë. Nëse De Ligt largohet, klubi është gati për ta zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mundshme.”, u shpreh Alegri.