Sali Berisha ka ndërmarrë një sulm frontal ndaj sistemit të drejtësisë.

Edhe pse për ndikimin që ka pasur ndër vite është ndëshkuar përjetësisht nga “Shtetet e Bashkuara” me “non grata”, sërish ish kryeministri ka nxjerrë armatën e tij në sulm për të intimiduar gjyqtarët.

Së fundmi, ai ka nxjerrë deputetin Flamur Noka për të kërkuar që mos gjykohet procesi “Babale” ku një prej të akuzuarve është deputeti Ervin Salianji i cili ishte autori i skenarit kryesor.

Në një shënim në rrjetet sociale, Noka shkruan se Salianjit i janë vërsulur me procese gjyqësore të montuara dhe se ai është i ndershëm.

Ndërkohë, ai dhe kolegët e tij të Foltores, më herët u rrjeshtuan në Gjykatën e Apelit ku ushtruan presion ndaj trupës gjykuese për të mos dënuar Salianjin i cili është vendosur para fakteve.

“Klani Xhafa në sulm kundër deputetit Salianji

Kolegu Ervin Salianji bëri publik investigimin e gazetarit që provonte se vëllai i “rilindasit” Fatmir Xhafa vazhdonte organizimin e trafikut të drogës.

Me procese gjyqësore të montuara në shkallën e parë dhe në apel, vëllazëria e drogës i është vërsulur deputetit të Partisë Demokratike me akuzën se ai u ka dëmtuar imazhin që me “djersën e ballit” e kanë vendosur në Itali e Venezuelë.

Pjesë e planit për t’i mbyllur gojën deputeti Salianji janë gjyqtarë me lidhje miqësore me klanin Xhafa, agjentë të SHISH, dëshmitarë të rremë e mbi këta qëndrojnë dy narkoshtetarët Edi Rama dhe Fatmir Xhafa.

Ndodh edhe kjo, që një i arratisur ka besim te drejtësia”, thotë Noka.