Dani Alvesh u largua disa javë më parë nga Barcelona si lojtar i lirë pas mungesës së rinovimit me klubin katalanas.
Kjo zgjedhje e klubit spanjoll për të mos i rinovuar kontratën duket se nuk i ka pëlqyer brazilianit i cili në një prononcim për “The Gurdian” ka hedhur akuza të forta ndaj klubit duke thënë se ata nuk interesohen për personat që kanë bërë historinë te katalanasit.
“Nuk u largova i trishtuar, por i lumtur sepse realizova dëshirën për t’u rikthyer te ta. E vetmja gjë që nuk më pëlqeu ishte mënyra si u menaxhua largimi im.
Që kur erdha e bëra të qartë se nuk jam më 20-vjeç dhe dua të trajtohem ashtu si e meritoj, por te Barcelona gjërat kanë ndryshuar ata nuk kanë më respekt për lojtarët që kanë bërë historinë e klubit.
Si tifoz i tyre do doja që gjërat të ishin bërë ndryshe, por falënderoj Çavin dhe presidentin që më dhanë mundësinë të rikthehesha edhe njëherë.”, u shpreh Alvesh.