Tekniku i Çelsit, Tomas Tuhel ka folur ditën e sotme lidhur me sulmuesin e Kombëtares, Armando Broja dhe mundësitë e qëndrimit të tij në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Trajneri gjerman i ka përjashtuar mundësitë e një largimi të mundshëm të 20-vjeçarit duke thënë se Çelsi nuk ka interes që ta shesë në këtë merkato.
“Armando Broja është lojtari ynë në radhë të parë, përsa i përket situatës tani ne nuk kemi interes ta shesim atë.
Ai është këtu për të na befasuar dhe për të na lënë përshtypjet më të mira.”, u shpreh Tuhel.