Situata është nxehur sërish. Vetëm dy ditë pasi i kërkoi falje, Cllevio ka shpërthyer sërish në ofendime ndaj Noizyt.
“O Noizy të q*** robt”, është shprehur ai në një video live në rrjete sociale, duke nxitur shumë polemika në rrjet. Shoku i tij, Aleks Vishaj është ndjerë i prerë në besë, pasi ai nxiti pajtimin e tij me reperin.
“Po u futa më live me Cllevion hajdeni më shani sa të doni. Nuk kam çfarë të bëj. Nuk është vëllai im. Nuk mund të flasë më kurrë mirë për të. Unë e kam ditur se është djalë i mirë. Po tani nuk ka më punë me të, le të shohë punët e veta dhe mos të më ngatërrojë më mua”, është shprehur Aleksi, pas të sharave të Cllevios.
Nga ana tjetër Noizy nuk ka reaguar ende. Kujtojmë se pasi Cllevio i kërkoi falje, Noizy i dërgoi një mesazh publik, duke e këshilluar të mos merrej me ofendime e të shara në rrjete sociale, por t’i përkushtohej muzikës. Ai u shpreh se ende nuk kishte besim te Cllevio, por do ia linte kohës.
“Unë ende nuk kam besim te ti, gjithsesi shohim, të jesh mirë”, tha Noizy, i cili gjithashtu i dërgoi Cllevio disa rroba nga firma e tij.