Papa Françesku fshikulloi lajmet e rreme duke deklaruar se ato janë helmuese.
”Përdorimi i mediave dixhitale, veçanërisht mediave sociale, ngre një sërë çështjesh serioze etike”, theksoi ai.
“Ndonjëherë dhe në disa vende, faqet e medias janë bërë vende toksike, nxitje urrejtjeje dhe lajmesh të rreme”, tha papa.
”Prandaj është e nevojshme të luftohen gënjeshtrat dhe dezinformacioni”, shton ai duke theksuar ”nevojen për të ndihmuar njerëzit, veçanërisht të rinjtë, për të zhvilluar një sens kritik duke mësuar të dallojnë të vërtetën nga e rreme, të drejtën nga e gabuara, të mirën nga e keqja”.