Mark Milley, shefi i Shtabit të SHBA analizoi vitet e fundit, kur janë rritur përplasjet e anijeve kineze me ato të SHBA dhe të aleatëve. SHBA po rrisin praninë në Paqësor.

Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtria kineze po bëhet gjithnjë e më agresive. Shefi i Shtabit të SHBA, Mark Milley tha se numri i rasteve në të cilat aeroplanët dhe anijet e Republikës Popullore, për shembull, u pengojnë rrugën Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në Paqësor ishte rritur ndjeshëm.

Milley iu referua pesë viteve të fundit. Ai theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqeshin të zhvillonin marrëdhëniet e tyre me shtetet e Paqësorit për të kundërpeshuar Pekinin.

Vende si Indonezia duan që ushtria amerikane të jetë e pranishme në rajon.

Shefi i Shtabit të SHBA është aktualisht në turne në rajonin e Indo-Paqësorit.