Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me rikthimin e Ilir Metës në politikën aktive, duke bërë me dije se në shtator do të ketë agresion aktiv politik kundër Edi Ramës.
“Do jetë parti gjithëpërfshirëse, do të jetë në front të denoncimeve të një opozitarizmi shumë aktiv dhe agresiv për afera korruptive. Padyshim që referendumi nuk është i freskët, erdhi si domosdoshmëri që në ndryshimet e 2008. Meta e ka artikuluar gjatë 5-vjeçarit të Presidencës.
Sot ky vend ka nevojë për më shumë që njerëzit të votojnë. Nëse qytetarët do të shkonin më shpesh në votime për teatrin, për çështje sensitive do i bënte më shumë demokracisë që qytetarët të votonin. Sot të rinjtë që mund të jenë të motivuar për një forcë të re, mund ta kenë shumë të vështirë. Të ndryshojmë sistemin zgjedhor”, tha Xhixho.