Partia e ish-Kryeministrit japonez Shinzo Abe ka triumfuar në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Japoni. Partia Liberal-Demokrate ka fituar zgjedhjet dy ditë pas vrasjes së liderit të tyre gjatë një fjalimi.

Vrasja e Abe ka rritur pjesëmarrjen në votimie me 52% nga 49 % në zgjedhjet e fundit.

Konservatorët kanë marrë një shumicë solide dhe kështu do të jenë në gjendje, ndoshta, të realizojnë ëndrrën e Abe për të modifikuar kushtetutën pacifiste të Japonisë për herë të parë që nga shpallja e saj në 1947.

Nën drejtimin e kryeministrit Fumio Kishida, partia Konservatore Liberal Demokratike së bashku me aleatin e saj Komeito, rrëmbeu një shumicë solide në zgjedhjet për rinovimin e pjesshëm të Dhomës së Lartë.

Partitë në pushtet kanë tashmë dy të tretat e asamblesë ose 170 deputetë nga 248 vende që ka Dhoma e Lartë.