Vetëm pak minuta pasi i dorëzoi detyrën e Presidentit të Republikës, Kreut të ri të Shtetit, Bajram Begaj, Ilir Meta ka bërë një postim në Facebook.
Me një foto familjare, ku shafqen dy vajzat e tij, djali dhe bashkëshortja, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Meta shprehet se sot janë më të bashkuar.
“Familja jonë nga sot është më e bashkuar. Paqe dhe mbarësi në familjet tuaja!”, shkruan ish-Presidenti në Facebook.