Pas largimit nga politika, duket se Rudina Hajdari po i dedikon më shumë kohë vetes. Para disa kohësh ish-deputetja postoi në “Instastory” një foto ku u shfaqej me rroba banje dhe ekspozonte fizikun e saj në super formë.
Mesa duket format e saj trupore elegante i ka si rezultat i aktivitetit fizik që bën dhe palestrës. Një gjë të tillë e ka treguar vetë Hajdari edhe në një intervistë të dhënë më herët, ndërsa së fundmi është publikuar edhe një video e ish-deputetes teksa po stërvitet në palestër.
Pasi u shfaq me rroba banje në super formë, ish-deputetja zbulon
E veshur sigurisht sportive, me një kostum ngjyrë jeshil dhe me flokët e kapura, ish-deputetja po ushtrohet duke bërë pompa. Hajdari ka treguar se merret shumë me aktivitete të ndryshme në kohën e saj të lirë.
“Unë kam një anë tjetër të vetes dhe ka të bëjë me faktin që më pëlqen të bëj aktivitete sportive, të bëj plazh të dal me shoqërinë. Bëj aktivitete të ndryshme, qoftë edhe për mënyrën se si kujdesem për shëndetin.”– tha ajo gjatë një interviste ku foli edhe në lidhje me bujën që bëri fotoja e saj e parë me bikini.
“Nuk e kam problem fare, madje dëfrehem sepse them “ah dhe kjo doli” nuk ma mori mendja që do shfaqej aq shpejt kudo në internet.”– tha ish-deputetja.