Përplasja mes Fisnik Sylës dhe Fjolla Morinës vazhdon. (lexo këtu)Këngëtarja ka reaguar pas deklaratës thumbuese të ish-bashkëshortit i cili u shpreh: Paskan filluar edhe “këngëtaret” të na bëhen psikologe…?! Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dasht vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë….Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre.
Fjolla ka publikuar së fundmi një status në Instastory, ku ka shkruar: Problemin më të madh që kemi ne si popull është mendojmë që dimë shumë e në të vërtetë nuk dimë asgjë se të dinim nuk ishim këtu ku jemi por ishim aty ku nuk jemi.
Kujtojmë se Fjolla dhe Fisniku i dhanë fund martesës disa muaj më parë në mënyrë të papritur. Që nga ajo kohë dyshja nuk i kanë kursyer thumbat për njëri-tjetrin.