Tri vatra zjarri janë në këto momente aktive në vendin tonë sipas Ministrisë së Mbrojtjes, një në Tropojë dhe dy në Durrës.
Flakët po djegin bimësinë në fshatin Lekbibaj të Tropojës, në fshatin Shetaj dhe Bizë të bashkisë Durrës.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë këtyre 24 orëve janë shuar 24 vatra zjarri, 5 prej të cilave kanë qenë problematike duke rrezikuar zona të banuara dhe zona të mbrojtura.
Janë shuar tri vatrat në qarkun e Lezhës: në Balldren, në zonën pyjore në Orosh si dhe vatra në fshatin Bërzanë, ku flakët rrezikuan zonën e mbrojtur.
Gjatë këtyre 24 orëve qarqet më problematike kanë qenë Shkodra, Vlora dhe Lezha. Për menaxhimin e situatave të krijuara nga zjarret gjatë 24 orëve janë angazhuar gjithsej 435 forca operacionale, 27 mjete tokësore dhe një mjet ajror, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.