Katër persona mbetën të vdekur nga përplasja në ajër e dy avionëve mbi aeroportin në veri të Las Vegas .

Avioni tip “Piper PA-46” dhe avioni“Cessna 172”, të dy të vegjël u përplasën në rrethana të pazbuluara pasditen e së dielës, sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA.

Në secilin avion ndodheshin nga dy persona, ku nuk mbijetoi asnjëri prej tyre.

Shkaku i përplasjes është nën hetim, por raportet fillestare tregojnë se avioni “Piper” ishte duke u përgatitur të ulej kur u përplas me “Cessna”.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë rrënojat e djegura të njërit prej dy avionëve.