Sulmuesi i kombëtares shqiptare Giacomo Vrioni, pjesë e Juventusit, shumë shpejt pritet të ndryshojë skuadër dhe kontinent.

Sipas gazetarit ekspert të merkatos skuadra e MLS-së New England Revolution ka arritur akord me italianët për blerjen e shqiptarit. Vrioni shumë shpejt do zyrtarizohet në Amerikë si zëvendësuesi i sulmuesit Adam Buksa.

Për këtë marrëveshje amerikët do paguajnë 3.8 milionë dollarë. Sa i përket Vrionit sezonit e fundit u aktivizua në Austri ku u shpall edhe golashënuesi i kampionatit.