Më në fund, nga WhatsApp vjen një lajm i mirë. Nuk është nevoja të fshiheni e të gjeni opsionin për të “zhdukur gjurmët”, sepse WhatsApp po punon për të ofruar mundësinë për të fshehur statusin “online”.
Të gjithë përdoruesit do të kenë mundësinë të fshehin statusin e tyre dhe të mos jenë të detyruar t’u përgjigjen atyre që shohin kur janë online.
Sipas WABetaInfo, veçoria e re e statusit “online” do t’ju mundësojë të lejoni njerëzit që dëshironi t’jua shikojnë statusin dhe të bllokoni nga ky opsion ata që nuk doni ta shikojnë statusin tuaj në kohë reale. Njësoj siç edhe me “last seen”, pra herën e fundit që keni hyrë në aplikacion.
Të gjitha këto ndryshime po bëhen për hir të ruajtjes dhe mbrojtjes së privatësisë. Të gjithë kanë të drejtë të mos përgjigjen atëherë kur nuk duan.