Aleksis Sançez është gjithmonë e më larg Interit, me klubin zikaltër që po mundohet me çdo kusht të lirohet nga sulmuesi kilian për tu hedhur në sulm për një tjetër objektiv të merkatos siç është Paolo Dibala.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, refuzimet e kërkesave nga jashtë si dhe ato për gjetjen e një akordi për prishjen e kontratës kanë bërë Interin ti vendosë Sançezit një ultimatum për t’u larguar brenda dy javëve të ardhshme.
33-vjeçari dëshiron ende të qëndrojë protagonist në arenën europiane dhe është në pritje të një klubi që ti garantojë mundësinë e pjesëmarrjes në Champions dhe Ligën e Europës, duke lënë kështu Interin në pritje për të mësuar vendimin final për të ardhmen e lojtarit.