Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi thotë se unioni sot po ndërmerr një hap të madh, teksa pritet të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një status në rrjetin social “Twitter”, Varhelyi shprehet se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet dhe “ ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për të sjellë të gjithë rajonin në BE”.