Klubi i Juventusit është gati të mirëpresë Paul Pogban dhe Angel Di Marian. Sipas raportimeve, për këto dy transferimeve do të njoftohet zyrtarisht në fundjavë. Gazetari italian, Romeo Agresti, i cili është i afërt me klubin, ka bërë të ditur se “Zonja e Vjetër” ka mbyllur marrëveshjet me të dy futbollistët. Sipas tij, Pogba dhe Di Maria do të jenë në Torino këtë javë për vizitat mjekësore, pastaj për të nënshkruar e për t’u zyrtarizuar te Juventusi, transmeton Gazeta Express.

Për mesfushorin francez do të jetë një rikthim në “Allianz Stadium”, pas gjashtë vjetëve të kaluara te Manchester United. 29-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë tri-vjeçare, e cila mund të vijë me një opsion për një sezon të mëtejshëm. Kurse, për reprezentuesi argjentinas do të jetë një aventurë e re. Ai së fundmi luajti te Paris Saint-Germaini, kurse më herët ka luajtur edhe te Real Madridi e Manchester Unitedi.

34-vjeçari do të nënshkruajë kontratë një-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të dytë. Paul Pogba dhe Angel Di Maria te Juventusi do të kalojnë si lojtarë të lirë.