Operacion i Policisë së Sarandës në bashkëpunim me FNSH. Sekuestrohen mbi 300 shezlongë në zonën e Pemës së Thatë në Ksamil.

Operacioni është në vijim të operacionit të tre ditëve më parë ku u sekuestruan në të njëjtin vend 489 shezlongë dhe u proceduan pronarja dhe i biri i saj administrator.

Burime policore bënë me dije se operacioni po vijon në brendësi të plazheve të Ksamilit, përballë “3 Ishujve”.