Beatrix Ramosaj ka shpërndarë së fundmi një shprehje në rrjetin e saj social “Instagram”, e cila duket tepër thumbuese.

“Sa prej jush kanë shpëtuar reputacionin e dikujt duke mos treguar anën tuaj të historisë?” shkruhet në postimin e ndarë nga Beatrix, teksa më poshtë shton: “Duke shpëtuar jetë”.

Edhe pse në mënyrë të tërthortë, Beatrix mbase po tregon se ajo ka heshtur duke mos treguar versionin e saj të historive të fundit të shumëpërfolura, duke shpëtuar reputacionin e dikujt tjetër.


Këngëtarja e njohur shqiptare ka një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Pas daljes nga ‘BBV’ , Beatrix lancoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së fundmi ka publikuar “Vonë”, ku duket se tashmë i është përkushtuar sërish muzikës.