Probleme për Atalantën dhe trajnerin Gasperini. Futbollisti Jose Luis Palomino ka rezultuar pozitiv me doping, pas një kontrolli të befasishëm nga Nado Italia.Në këto kushte, lojtari 32 vjeçar nga Argjentina është pezulluar përkohësisht, deri në një vendim të dytë.

“Gjykata Kombëtare Antidoping pezulloi Palominon me kërkesë të Prokurorisë së Nado Italia. Gjykata Kombëtare Anti-Doping, “duke pranuar kërkesën e propozuar nga Prokurori Kombëtar Antidoping, ka proceduar pezullimin e sportistit Josè Luis Palomino (FIGC) si masë paraprake për shkelje të neneve. 2.1 dhe 2.2. Kontrolli është porositur nga Nado Italia” – Shkruhej në njoftim.