Nga Dritan Hila
Me ligjin 7501 ju dha toka fshatareve qe gjendeshin ”in loco”.
Kjo ishte nje reforme pa sens pasi reforma agrare qe eshte nje reforme borgjeze dhe behet vetem nje here, si e tille ishte bere ne vitin 1946.
Ne vitet ‘90-te mund t’ju kthehej perfituesve te pasclirimit por jo te behej nje rishperndarje e re.
Ajo qe mbetej t’ju kthehej ne nje mase te caktuar pronareve dhe tepricen, shteti.
Sot jemi ne situaten kur toka eshte rrypa rrypa, cmimi i saj ne stratosfere dhe per me teper zoteruesit nuk e punojne dhe as paguajne taksen e saj.
Nje mall i falur dihet qe abuzohet. Nderkohe kenetave, kullotave tokave te marra detit ju kane dale pronare abuzive.
Ne qytet shitesit morren dyqanet, magazinieret morren magazinat, kurse mesuesit, artistet, mjeket, inxhinieret, ekonomistet, pra gjithe ajo qe quhej inteligjence, nuk moren asgje.
Dhe ju prisni qe kapitalizmi shqiptar te funksionoje…