Nicolo Zaniolo është kthyer në qendrën e vëmendjes, pasi lojtari do të largohet nga Roma, ndërsa ofertat nga skuadra të mëdha nuk mungojnë.

Përveç Juventusit që është në “pole-position” për shërbimet e tij, ditën e fundit në skenë doli edhe emri i PSG, me kampionët e Ligue 1 që kanë bërë edhe ofertën e parë zyrtare për lojtarin.

Sipas “La Stampa” Zaniolo ka refuzuar ofertën e gjigandëve francez, pasi vetë lojtari kërkon kalimin te Juventusi.

Megjithatë deri më tani Zonja e Vjetër nuk ka arritur ta bind Romën me ofertat e dërguara për Zaniolon.

Zonja e Vjetër i ka bërë propozime Romës duke ofruar 25 milionë euro dhe të zgjedh ndonjërin nga futbollistët si Weston McKennie, Arthur Melo apo Moise Kean.

Roma nga ana tjetër synon që ta shes vetëm me para yllin e tyre dhe për ta lënë të lirë kërkon 60 milionë euro.