Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dekretuar marrjen në kontroll të projektit Sakhaklin-2, një gazsjellës që kontrollohet pjesërisht nga “Shell” dhe dy kompani japoneze.

Dekreti parashikon krijimin e një kompanie të re që do të marrë pronësinë e Sakhalin Energy Investment Co., ku afërsisht 50% e të cilës e zotërojnë “Shell” dhe “Mitsui” me “Mitsubishi”, respektivisht me 27.5%, 10% dhe 12.5%.

Dekreti u jep kompanive të huaja 1 muaj kohë të vendosin nëse duan të mbajnë të njëjtën kuotë aksionesh në kompaninë e re në të cilën paketën kontrolluese e kishte “Gazprom”.