Në një debat në seancën e sotme plenare, Kryeministrin Rama i ka kujtuar Sali Berishës shpalljen ‘non grata’, ndërsa i tha se historisë nuk i shpëton dot.
“Ju e furnizuat Milloshviçin. Je i padëshirueshëm, ‘non grata’. Ik tani, mbaroi historia jote. Dil nga ana tjetër dhe bëje çorapin çorap. Të vjen historia përpara dhe thotë prit se ‘ti mendon se je për i fortë por historia është më e fortë se kurrë’. Ja ku të vjen historia edhe me raportin e Dick Marty-t. Si nisi kjo punë? Nga Kremlini! Si vazhdoi? Ju na e paskeni votuar. I padëshirueshëm për kë? Për Sllobodanin? Jo për SHBA-të”
Ndërsa ish-Kryeministri Berisha i tha se është hajdur ikonash në Paris dhe e ka nisur karrierën si hajdut ordiner
“Kur ky shiste ikona të vjedhura në Paris, Kosova mbulohej me gjak”, ka deklaruar Berisha duke iu drejtuar Ramës, i cili hodhi akuza të ashpra ndaj tij dhe opozitës.