Kryeministri Edi Rama deklaron se do ishte një gabim i madh nëse Maqedonia e Veriut nuk do të pranonte propozimin e presidentit francez, Emanuel Macron lidhur me zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë.
Gjatë një interviste për televizionin “Kanal 5” në Shkup, Rama apeloi që drejtuesit e Maqedonisë së Veriut të pranojnë propozimin që i hap rrugë procesit të negociatave për Tiranën dhe Shkupin.
“E kam ndjekur në vijimësi të gjithë punën e madhe që është bërë veçanërisht në Madrid për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të Maqedonisë së Veriut dhe mund t’ju them që Presidenti Macron ka ushtruar të gjithë influencën e tij duke punuar 48 orë pa pushim, natë e ditë dhe falë marrëdhënieve të mira me të, por edhe falë Bujar Osmanit që ishte i jashtëzakonshëm për durimin, qëndresën dhe kokëfortësinë, propozimi i ri, i cili është dhe përfundimtari për ju që ta kuptoni, ka dalë dhe unë besoj fort që ka ardhur koha e duhur dhe është absolutisht një ide e mirë t’a zbatoni dhe të hapni këtë derë”, theksoi Rama.
Kryeministri tha gjatë intervistës se “nuk kam hyrë në martesën e konfliktit nëse mund t’a quaj të tillë, por mënyra se si bullgarët e kanë trajtuar atë ishte një turp. Por në të njëjtën kohë mund t’ju them se ndodhi çfarë ndodhi në sensin që Bullgaria është anëtare e BE-së, BE-ja ka një mënyrë të adresimit të gjërave që është shndërruar në një lloj pengmarrje e vendeve për interesin e një vendi apo të një tjetri dhe gjithashtu fryma e zgjerimit është shtrembëruar disi. Pra kjo është e gjithë situata. Edhe njëherë unë kurrë nuk do guxoja të dilja publikisht dhe të thosha atë që i thashë Dimitar Kovaçevski. Unë isha ai që i thashë atij më përpara, se kjo është një rrugë që nuk të çon asgjëkundi gjatë një diskutimi që zhvilluam në kthim nga Brukseli dhe i thashë që tani është në rregull”.
Rama sqaroi se nuk po i kërkon homologut të Maqedonisë së Veriut të pranojnë këtë propozim se Shqipëria do përballet me vështirësi.
“Shqipëria tani e ka kapërcyer pikën ku mund të eci vetëm dhe sigurisht ne do të kërkojmë të ecim të ndarë nëse Maqedonia e Veriut nuk do e pranojë, por po them do e pranoj sepse nuk do ketë një propozim tjetër, është përfundimtari, dhe ju nuk keni pse të rrini dhe 17 vite të tjera përballë asaj dere. Ajo derë duhet të hapet dhe në një farë mënyre çdo gjë do të diskutohet, çdo pikë do kalojë në debat, çdo pyetje do marrë përgjigje në dialogun midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kështu që hapeni këtë derë, hapeni tani”, nënvizoi Rama.
Sipas tij, kjo ka të bëjë me zgjedhje dhe tani ka ardhur koha që Shkupi ta bëjë zgjedhjen.
“Instikti dhe mendimi im modest më thotë që do ishte një gabim i madh mos t’a pranoni. Do të ishte një gabim i madh sepse vendi mund të mbetet shumë mbrapa dhe askush nuk do ketë vullnetin të kthehet prapë dhe imagjinoni të mblidhni të gjitha vendet bashkë, prandaj mos e bëni, thjesht mos e bëni. Sigurisht 100 %. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë aspekt, por ndërkohë më duhet t’ju them se në këtë situatë liderët e BE-së nuk mund të bëjnë më shumë. Është një mekanizëm në vetvete që ka nevojë të ndryshojë. Ata kishin ngelur në kurth, ishin strucët e Bullgarisë si ne, por sigurisht për ne ishte një eksperiencë e dhimbshme të ishe peng”, deklaroi Rama.
Megjithatë, kryeministri Rama tha gjatë intervistës për televizionin maqedonas se e respekton Bullgarinë dhe popullin bullgar, por shprehu mendimin se çështja me Maqedoninë e Veriut nuk duhet të jetë pjesë e e rrugës drejt BE-së.
“Mendoj që kjo mbetët për t’u zgjidhur nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. Nuk më takon mua të flas për këtë sepse unë e respektoj Bullgarinë, e respektoj popullin bullgar. Është e komplikuar prandaj nuk duhet të jetë pjesë e e rrugës drejt BE-së, në mendimin tim. Kjo gjë më revolton, çështje midis dy vendeve të lidhura me historinë para së gjithash bëhen çështje të politikës dhe politika nuk është për të zgjidhur historinë, politika ose e bën ose e komplikon edhe më shumë historinë, pra sa më shumë që përpiqeni të zgjidhni diçka nëpërmjet politikës, aq më e vështirë bëhet sepse bëhet çështje midis partive dhe pastaj bëhet çështje elektorale dhe kështu ka ndodhur, por në fund janë çështje që mbeten për t’u zgjidhur midis jush dhe nuk më takon mua të them çfarë është e drejtë dhe e gabuar”, u shpreh Rama.