Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend e krahasoi opozitën me një tuufë varkash drurim që kërkon të përballet me PS-në që është një anije.
‘Adem Jashari nuk ka nevojë për lëvdatat e tuaja, por të mbrohet nga ky raport. Është bërë pis gjaku i atyre. Tani ju miratoni rezolutën. Nuk keni asnjë rrugë tjetër. Ju nuk keni kuptuar asgjë nga gjithë ato vite që keni qenë në pushtet. Një gjë është sigurt, historia të del para. Një gjë, historia e ka thënë shumë qartë, se PS ka një bilanc absolut në raport me interesin kombëtar, absolut. Bilanci i asaj që quhet PD, pasi sot është një tufë varkash druri që vini këtu dhe ju gënjen mendja se përballeni me anije. Oqeanin ta harroni, por do harroni dhe Gjibraltarin dhe Adriatikun, mbajeni mend se mua më dalin fjalën. Ju e keni thikën në gojë sa herë që ju duhet t’ja ngulni Kosovën.’- tha Rama.