Shkolla “Andrea Stefani”, e integruar me parashkollor, do të presë në shtator mbi një mijë nxënësve të komunitetit që jetojnë në zonën e Astirit dhe Doganës.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale foto nga kjo shkollë, duke e cilësuar një super investim në kryeqytet
“MIRËMËNGJES, dhe me shkollën e re “Andrea Stefani” për 900 nxënës, një super investim në kryeqytet dhe zgjidhje e shumëpritur për fëmijët dhe gjithë komunitetin e zonës së Astirit dhe Laprakës, që shtatori do i gjejë me ambiente të reja, si në shkollat më të mira kudo në Europë, ju uroj një ditë të bukur”, shprehet Rama.
Shkolla 9-vjeçare Andrea Stefani” është pjesë e paketës së 40 shkollave të reja që i janë shtuar dhe po i shtohen Tiranës, të cilat do të hapin dyert në nisje të vitit të ri shkollor në shtator.