Kryeministri Edi Rama publikoi sot momente nga puna në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit në disa qytete të vendit.

Kryeministri Rama, falënderoi të gjithë ata që janë angazhuar në këtë Plan Kombëtar, teksa u shpreh se puna vijon pa u ndalur.

“Vijojmë pa u ndalur me Planin Kombëtar të Pastrimit, të shtrirë në çdo bashki të vendit, duke i paraprirë ndotjes mjedisore. Faleminderit për angazhimin”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Rama ndau pamje nga momente pastrimi në Bulqizë, Cërrik, Këlcyrë, Mallakastër, Libohovë, Peqin, Mat, Dropull, Patos, Skrapar dhe Pukë.