Dashur-padashur emri i tij lakohet shpesh krah emrave të vajzave të ndryshme të showbizit. Megjithatë, me aq sa ka deklaruar vet Romeo Veshaj aktualisht është ‘single’. Por, kjo nuk po e pengon që të bëjë plane për dasmën. Dhe konkretisht për këngëtarin që do ftonte, atë që zgjedhin shumica e çifteve shqiptare: Alban Skënderajn.

Aktori ka ndarë një foto me Albanin në Instagram ku shkruan: “Ma dha fjalën që do më këndojë në dasmë”. Tani që e siguroi këngëtarin, i ngelet të gjejë nusen.