Kristiano Ronaldo nuk ka zgjidhur ende të ardhmen e tij, pasi dëshiron të largohet me çdo kusht nga Mançester Junajtid e të luajë përsëri në Ligën e Kampioneve për të vazhduar rekordet e tij në këtë turne. Dhe duket se Bajern Mynih tani është destinacioni i tij më i mundshëm, pavarësisht përgënjeshtrimeve që kanë ardhur nga drejtuesit e klubit.

Janë vetë lojtarët e kësaj skuadre të cilët me veprimet e tyre, kanë lënë të kuptohet se Ronaldo mund të bëhet shumë shpejt një shok skuadre i tyre. Janë 8 futbollistë të Bajernit të cilët njëkohësisht kanë nisur të ndjekin Ronaldon në rrjetet sociale, një e dhënë që në ditët e sotme, paraprin zakonisht një transferim.

Myler, Sane, Sabitzer, Musiala, Goretzka, Gnabri, Kimish dhe Gravenbersh kanë filluar të ndjekin Ronaldon dhe një gjë e tillë ka ndezur fantazinë e tifozëve të Bajernit të cilët mendojnë se ndoshta kanë gjetur sulmuesin që do të bëjë të harrohet Levandovski me golat e tij.