Gjithsej 349 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 1000 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës, sipas një deklarate të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, sipas CNN.

Numri më i lartë i viktimave është regjistruar në Kharkiv, Kiev, Chernihiv, Luhansk, Mykolaiv, Kherson dhe Zaporizhia. Ndërkohë që vazhdojnë luftimet e ashpra në vend, me forcat ukrainase që janë rigrupuar në jug.

Ndërkohë, trupat rusë janë fokusuar në Donetsk dhe Kharkiv.