Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ishte i pranishëm ditën e sotme në Korçë në takim me strukturat e PD-së.
I pyetur në lidhje me gjyqin ku atij i duhet të paraqitet ditën e nesërme për çështjen “Babale”, Salianji tha se do të marrë pjesë.
Ai u shpreh se shpejtësia e çështjes gjyqësore është e vonuar dhe se po hetohen ata që denoncojnë dhe gazetaët, e jo ata që i marrin paratë qytetarëve.
“Do të jem aty, si çdo qytetar. Do jem i pranishëm..Kam mbi 600 çështje gjyqësore. Shpejtësia është e vonuar, penguar, nuk ka hetim ndaj atyre që marrim paratë e qytetarëve por hetohen gazetarët dhe ata që denoncojnë.”-tha Salianji