Avokati Spartak Ngjela është shprehur se Sali Berisha nuk mund t’i fitojë kurrë zgjedhjet dhe po ‘lufton’ kot me Partinë Demokratike.
Në studion e “Top Story” me Sokol Ballën, ai tha se protestën Berisha e organizuar vetëm për të treguar sesa i fortë është dhe sesa mbështetje ka nga qytetarët, pavarësisht non-gratës amerikane.
Madje, Ngjela tha se Berisha e ngriti flamurin kombëtar në shesh vetëm për të treguar se po kalon në nacionalizëm anti-amerikan.
Spartak Ngjela: Në protestë nuk ishin shumë se 2 mijë e 500 persona. Deri tek ura ishin. Ai e organizoi protestën për të thënë unë jam i fortë. Sali nuk kërkon zgjedhje, pro të tregojë që unë kam mbështetje popullore. Pse e mori flamurin, po I thotë atyre unë do kaloj në nacionalizëm anti-amerikan. Filloi të gënjente nga katër anët, por nuk e gënjen optikën e amerikanëve.
Nuk fiton dot zgjedhjet, 28% është PD sot në të dy krahët. Pse lodhet me PD kur nuk fiton dot. Pse e shkatërron të djathtën. Saliu ka pushtuar të djathtën. Nuk mund të flitet nëse nuk më jep doktrinën sesi të fitosh zgjedhjet. Zgjedhjet e parakohshme nuk bëhen dot nga këta opozitarët, atëherë si do e ndryshosh këtë gjendje. Ka shumë raste në perëndim, kur kanë humbur pushtetin lokal, kanë shkuar në zgjedhje të parakohshme.