Gjatë konferencës me gazetarët kryeministri Rama është shprehur se gjatë vizitës së tij në Samitin e NATO-s ka kërkuar përfshirjen e kosovës në mekanizmin e partneritetit për paqe.

Rama theksoi se janë dhënë të gjitha argumentat që aleanca të kuptojë se Kosova ka mbajtur një qëndrim të qartë në raport me detyrimet e saj me BE dhe NATO.

“Ne kemi kërkuar që Kosova të përfshihet në mekanizmin e partneritetit për paqe, një stad tjetër i marrëdhënieve me NATO-n, kemi dhënë të gjithë argumentat përkatëse dhe është e udhës që e gjithë aleanca të kuptojë se pavarësisht mosnjohjes së Kosovës nga disa prej vendeve, kjo nuk është një kohë e zakonshme. Si një kohë e jashtëzakonshme kërkonte dhe akte të jashtëzakonshme. Kosova, pavarësisht se Ukraina nuk e njeh, ka mbajtur një qëndrim të qartë duke treguar maturi të rëndësishme si shtet në raport me detyrimet ndaj gjithë kësaj familje të madhe që Kosova e ka të lidhur pazgjidhshmërisht fatin e saj”, tha Rama.