Ledri Vula është prej vitesh tashmë një personazh i njohur dhe i përfolur në media, për punën e tij por edhe për jetën personale. Megjithëse tashmë ai është prej kohës në një lidhje me partneren e tij Sara Hoxhën, disa fansa vijojnë të kujtojnë një nga historitë e tij të mëparshme të dashurisë, atë me këngëtaren Dafina Zeqiri.
Në rrjetet sociale, më së shumti në TikTok qarkullojnë shumë video, ku fansat krijojnë pamje të Ledri Vulës me ish të dashurën e tij, këngëtaren Dafina Zeqiri. Lidhja e tyre përfundoi vite më parë, por fansat e tyre vijojnë të rikujtojnë në TikTok momentet e tyre, madje ata lidhin edhe disa nga tekstet e këngëve me historinë e tyre.

Së fundmi në rrjetin social po qarkullojnë disa krijime të fansave me këngën e re të Dafinës.

“Krejt çfarë patëm t’i mori ajo tjetra

Tani unë jam ajo e vjetra

Nuk jemi unë dhe ajo të njëjta

I don’i mind (Nuk më intereson) që u tërhoqa” – është fragmenti i këngës që po qarkullon në TikTok me pamjet e Dafinës dhe Ledrit, dhe më pas me pamjet e Ledrit dhe Sarës.

Por si ndihet Sara Hoxha kur shikon këto video të saj me partnerin dhe ish të dashurën e tij? Ajo ka treguar edhe herë të tjera që nuk bëhet xheloze për partnerin e saj, i cili është shumë i njohur dhe i pëlqyer nga fanset, megjithatë kësaj here ajo ka vendosur të japë një përgjigje më ndryshe. Në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram dikush e pyet: “Çfarë mendon për ato editimet që janë bërë në TikTok me këngën e re të Dafinës me ty dhe Ledrin?”

“Super ide marketingu kushdo që e ka bërë i lumtë”- shkruan fillimisht Sara duke shtuar: “I mean it (E kam seriozisht)”.

Nuk mund të thuhet nëse kjo përgjigje thumbuese i drejtohet fansave që shpërndajnë këto video, apo nëse ky është një thumb i drejpërdrejtë ndaj ekipit të Dafina Zeqirit, pasi ky do të ishte marketingu i vetë këngës së saj.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Ledri Vula u pyet se për cilën këngëtare shqiptare është bërë xheloze partnerja e tij, me të cilën ka një vajzë. Ai dha një përgjigje që nuk e prisnim.

“Kur Sara më ka lënë të bëj këngë me Dafinën për të tjerat nuk bëhet xheloze”, tha ai, duke shkaktuar brohoritje në sallë.

Para disa vitesh, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula patën një histori të shkurtër dashurie, e cila edhe pse mbaroi me bujë në mediat rozë, duket nuk u bë shkak për prishjen e miqësisë mes tyre. Madje u duk se partnerja aktuale e Ledrit, Sara Hoxha nuk bëhet xheloze për këtë fakt.