Chelsea është në kërkim të një mbrojtësi. Duke parë që Jules Kounde duket i destinuar të përfundojë te Barcelona, klubi është detytuar të hedh vrojtimin diku tjetër.
Bild bën me dije se gjigandët e Premier League do synojnë të bindin PSG-në për Presnel Kimpembe. 26 vjeçari Kimpembe vlerësohet shumë nga trajneri i Chelseat, Tomas Tuchel, i cili beson se francezi do jetë i duhuri për prapavijën.
Blutë e Londrës ëndërrojnë titullin kampion, në sezonin e ri futbollistik të Premier League që nis pas disa ditësh.