Në Malësinë e Madhe, vitet e fundit sipërfaqet e të mbjellave me bimë aromatike mjekësore kanë ardhur në rritje.
Kryetari i bashkisë Në Malësinë e Madhe Tonin marinaj, tha për ATSH-në, se “zona e Malësisë së Madhe, ka kushte ideale për kultivimin e bimëve mjekësore ku dallon sherebela dhe lavandula ngjyrë vjollcë që janë mjaft të kërkuar nga tregu i huaj”.
Sipas tij, fermerët fillimisht e kanë nisur si provë eksperimentale, kultivimin e këtyre dy kulturave në parcela të vogla duke filluar nga 1 ha, 2 ha, pastaj kur panë rezultat e punës vendosën të shtojnë sipërfaqet e mbjella.
Rreth 4 mijë familje në këtë zonë merren me këtë aktivitet, që është baza e ekonomisë së tyre familjare.
Në këtë bashki është ngritur edhe fabrika e përpunimit për esencat nga bimët aromatike mjekësore. 90 % e esencave që prodhohen nga kjo fabrikë eksportohen në SHBA.
350 fermerë punojnë me kontratë në këtë fabrikë, ndërsa 400 të tjerë bashkëpunojnë në mbledhjen e bimëve mjekësore.
Mbi 250 lloje bimësh medicinale nga Shqipëria, shkojnë drejt vendeve të ndryshme të botë.
Bimët mjekësorë gjithmonë kanë qenë të pëlqyeshme qoftë nga SHBA, Europë dhe vitet e fundit ka filluar eksporti drejt Indisë, Kinës, Azi. Ndërsa krenaria e bimëve mjekësore shqiptare mbetet sherebela ku eksportohen rreth 4000 ton.