Zbardhet ngjarja e ndodhur në Radhimë të Vlorës mesditën e sotme në plazh, ku turistët u “terrorizuan” nga të shtënat me armë.
Abc mëson se është një konflikt mes dy vëllezërve.
Të dy janë pronarë të një plazhi “Bora Bora” në Radhimë. Njëri prej tyre ka ardhur nga Anglia dhe ka shtënë në drejtim të vëllait.
Abc mëson se Benjamin dhe Edison Kondi, të dy pronarë të plazhit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për administrimin e tij.
Sipas policisë konflikti ka degraduar duke nxjerrë armën.
Benjamini ka shtënë në drejtim të vëllait të tij Edisonit.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.