Ish-sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka disa ditë që ndodhet në Milano.
Ditën që u zyrtarizua Lukaku tek Interi, në momentin që belgu ndodhej me presidentin e klubit zikaltër në taracën e ndërtesës së klubit ku ndodhet përballë dhe shumë pranë shtëpisë së Icardit, thuhet se sulmuesi argjentinas ndodhej në shtëpi duke i parë i mallëngjyer nga distance.
Por sot, pak orë më parë, Icardi ka bërë një postim në Instagram duke u shprehur i penduar dhe disi i dëshpëruar.
Fotoja ishte në San Siro dhe Icardi shkruante: “ Sa shumë emocione ndodhen këtu. Momente të paharrueshme të jetës time familjare dhe futbollistike. Shumë kujtime të bukura që do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”.
Duket qartë që largimi dhe prishja e marrëdhënieve me klubin e Interit, ka bërë Icardin të pendohet.
Tek Interi ishte mbret, ndërsa te PSG thjesht një lojtar stoli.