Shkëndija ka marrë një fitore të rëndësishme në Letoni, në aktin e parë të turit të dytë të Conference League. Takimi i luajtur në Daugavas stadions ndaj Valmieras përfundoi 1-2.
Shkëndija do merrte avantazhin në minutën e nëntë, pas një aksioni interesant. Doriv do tregohej i saktë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit.
Një shpërqëndrim i momentit në fundin e pjesës së parë do i kushtonte shumë skuadrës së Shaqiri. Një rrëmujë në zonë shfrytëzohet më së miri nga Gueye, që vendos ekuilibrat.
Shkëndija do insistonte për të gjetur sërish epërsinë dhe do ia dilte. Pas një assisti të Nafiut, Sidrit Guri do koordinohej në mënyrë perfekte dhe do realizonte me kokë.