Një sipërfaqe e madhe me pyje e shkurre është përfshirë nga flakët në Krastën e Krujës.
Zjarri deri tani ka shkrumbuar mbi 10 hektarë pyje dhe vijon të avancojë duke u përhapur me shpejtësi.
Zjarri sipas zjarrfikësve është i qëllimshëm, pasi janë disa vatra.
Dy grupe të forcave zjarrfikëse te Krujës janë në terren, duke u përpjekur të lokalizojnë flakët.
Shuarja e flakëve mbetet mjaft e vështire për shkak të terrenit dhe mungesës së rrugës për ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.